Transmetuar më 18-11-2023, 08:26

Reperi i njohur shqiptar, Gramoz Aliu me emrin e artit ‘Mozzik’, ka shkuar së fundmi në Hagë ku ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Reperi publikoi në rrjetin social Facebook një foto të realizuar para Gjykatës Speciale, teksa në mbishkrimin e bërë shprehet se krerët e UÇK-së që dikur morën armët për të çliruar Kosovën, sot po e paguajnë shtrenjtë çmimin e lirisë/

“Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes.

Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.

Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin.

Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg .

Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë .

E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së .

Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë.

Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.

Të fala keni të gjithë !

Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd