Transmetuar më 17-11-2023, 22:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Serbi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se dy trena, njëri pasagjerësh dhe tjetri mallrash janë përplasur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 20 pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në Ratkovë, afër zonës së Oxhacit, teksa të lënduarit janë duke u transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në këtë aks rrugor është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus. Ndërkohë autoritetet serbe kanë nisur një hetim zbardhjen e rrethanave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd