Transmetuar më 17-11-2023, 15:08

TIRANË- Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar sot përfshirjen e ish-kryetarit të PD, Lulzim Bashës, në skemat financiare të kryeministrit Edi Rama dhe të zyrtarëve të tij.

PJESË NGA DEKLARATA E TIJ:

"Të gjitha janë në SKAP. Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash – fakte nuk kam – po thuhet se njëra kompani, "Victoria Invest" sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës.

Në fakt, këtu del një lojë e paimagjinueshme ku në fund vidhen 12 milionë dhe Denis Ymeri thotë "unë e bëj për 6 milionë, të tjera merrini ju"!

Të gjitha janë në SKAP. SKAP është një organizatë kriminale që falsifikon dokumente, manipulon dokumente, fsheh dokumente. Nëse merr procedimet e deritanishme…

E liruan apo … akoma ky Bllako?! Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i të gjithë koncesioneve të djegësave. Nuk ka ligj në botë që nuk e mbante atë të paktën 25 vite për dëmin që ka bërë. Për dëmin që ka bërë. Por ai ka qenë një njeri që ka zbatuar porositë e eprorëve. Madje Lefterin e dënuan më shumë, se Lefterin e ka tërhequr më shumë Alqi se të tjerët në lakmi.

Po njeriu, në kuptimin ligjor më direkt se të gjithë të tjerët, se ai ka pasur në mbikëqyrje, në mos i ka organizuar vetë, komisionet e prokurimeve.

Ju e morët vesh që deri para dy ditësh, djegësin e Tiranës, bënte sikur e hetonte ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja?! Dy familjarë, nip e mbesë në bashkinë e Tiranës, në pozicione shumë të rëndësishme dhe deklaronte se në hetim, nuk jam në konflikt interesi!!!

Si nuk je në konflikt interesi aty?! Çfarë do të thotë kjo?! Prandaj edhe hetimi u sofokua, u mbyt."

Gjithashtu Berisha akuzoi ministren Anila Denaj se në kundërshtim me ligjin ka anuluar tenderin për inceneratorin e Tiranës, duke favorizuar kompaninë e Zotos dhe Mërtirit. Ai tha se Denaj meriton të paktën 5 vite burg, por si shpërblim e bënë ministre.

“Pra, e shihni, një aferë korruptive si në filma. Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze. Anulohet tenderi 3 ditë përpara mbylljes së afatit. Anila Denaj për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg. Minimumi, shpërblehet dhe bëhet ministër. Ke pasoja, nuk mund të anulosh tenderin. Pa një shkak ligjor, nuk e bën kurrë. Anuloi tenderin, katër kompani serioze. Nuk ka rëndësi. Na ra tërmeti, tha. Se na ra tërmeti, një javë deshi kjo punë, sa u anuluan ato, për të kontraktuar pa tender, atë që donin. A ka abuzim më të madh se kjo? Preteksti i tërmetit. Do të shihni ju pretekstet e tyre si janë. Ky ishte pretekst madhor dhe çdo njeri mendon se tani nuk do u përkushtohen këtyre eko parqeve, por do merren me tërmetin. Jo, tre ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. Se ishte pazari. Rikthehet pazari pra. Se duhet të ndajnë paratë.

Më falni, 19 milionë euro. Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugales, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin. Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me keq vendosmëri këtë proces.Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave. Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë.”, tha Berisha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd