Transmetuar më 18-11-2023, 08:04

"Interi më çmend, është një super skuadër, luan shumë mirë. Më pëlqejnë shumë Lautaro dhe Thuram, më pëlqen shumë edhe Dimarco, që shënoi një gol të çmendur kundër Frosinone. Ata janë të gjithë lojtarë të fortë, luajnë mirë.

Inzaghi po performon më mirë se Allegri për momentin, po tregon se është një trajner i madh". Kjo është deklarata e Bobo Vierit në "Radio TV Serie A", teksa po fliste në lidhje me derbin e radhës italian. "Juve është një ekip shumë solid, – shtoi Vieri, i cili ka luajtur për të dyja skuadrat në karrierën e tij.

– Ka Bremer në mbrojtje, ka katër sulmues të fortë përpara. Kean është në formë të shkëlqyer. Gjithashtu është Chiesa, dikush që gjithmonë mund të bëjë diferencën. Çfarë i mungon Vlahovicit? Gjithmonë, duke luajtur dhe shënuar gola, ju bëheni lider. Duke luajtur çdo ndeshje".

Në intervistë, ish-sulmuesi ka folur për skuadrat e shumta ku ka luajtur, nga Atalanta te Lazio, Atletico Madrid te Milani, duke pranuar se kishte një dobësi për zikaltër: “I kam mbështetur të gjitha skuadrat ku kam luajtur, por Interi është skuadra që më dha më shumë”.

Nuk mungojnë keqardhjet te Bobo: “Nëse do të mund të kthehesha, do të luaja deri në moshën 50 vjeç, nëse je futbollist e do këtë sport. Nuk ka një ish-bashkëlojtar timin që nuk do të kthehej dhe do t’i bënte të gjitha përsëri.

Kur bëni një punë që ju pëlqen, nuk mërziteni kurrë. Kur je me fat që bën punën e ëndrrave, është edhe më mirë. Kur flas me fëmijët në shkolla, gjithmonë iu them se kushdo që ka një ëndërr duhet ta ndjekë atë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd