Transmetuar më 17-11-2023, 10:56

Në tre ditët në vijim Shqipëria pritet të përshkohet nga moti i keq.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare vijojnê si më poshtë:

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 17-18-19.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE TË ANIJEVE TË PESHKIMIT JANË NJOFTUAR QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

Për çdo ndryshim të masave Drejtoria e Pergjithshme Detare do ju informojë! Siguria juaj prioriteti ynë!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd