Transmetuar më 17-11-2023, 10:01

Fakti që përballjet mes ekipeve kombëtare të Amerikës së Jugut janë shpesh shpërthim i adrenalinës dhe nervave të tensionuara, sigurisht që nuk është asgjë e re.

Edhe ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Uruguajit nuk bënte përjashtim. Gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga uruaguajanët ishin shtatë lojtarë të ndëshkuar me kartonë, ndërsa disa shkuan deri në kacafytje si “gjelat”.

Më të bujshmit prej tyre ishin Manuel Ugarte dhe Rodrigo De Paul, të cilët u bënë protagonistë të një skene që nuk ishte tamam e denjë për fushat e blerta.

Në fund ishte Uruguaji, që mori tri pikët falë golave ​​të Araujo dhe Nunez. Fitore kjo që e afron me Argjentinën, tashmë të ndarë me vetëm dy pikë në kreun e renditjes.

Kujtojmë se Uruguaji i dha fund ecurisë më të gjatë, si e pamposhtur, të Argjentinës në historinë e kualifikimeve të Kupës së Botës (25 ndeshje). Kjo ishte po ashtu ndeshja parë që Lionel Messi e nisi për Albiceleste, por nuk shënoi dot, që nga nëntori i kaluar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd