Transmetuar më 16-11-2023, 21:40

Vdes papritur futbollisti i njohur i Korçës, Veteran Topçiu.

Ai u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Topçiu merrte pjesë në një aktivitet në Korçë dhe duke diskutuar në mes të sallës, ka pësuar një arrest kardiak dhe është rrëzuar përtokë. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mbijetoi.

Për rastin klubi i Skënderbeut ka kryer një publikim në rrjetet sociale:

“Lamtumirë Veteran Topçiu!Veteran Topçiu një prej ikonave të KF Skënderbeu është ndarë nga jeta si pasojë e problemeve kardiake në moshën 80-vjeçare. KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithe komunitetin e Futbollit Korçar. U prehsh në Paqe Veteran!”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd