Transmetuar më 16-11-2023, 21:23

Aksident tragik në aksin "Gosë-Vilë Bashtovë’. Humb jetën një i ri 28 vjeç.

Policia vendore informon se ‘në aksin rrugor "Gosë-Vilë Bashtovë", Bajazit Thaçi, 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd