
KOSOVE – “Dardanët” do të përballen me Zvicrën në kuadër të Grupit “I” për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Eshtë ndeshja e parafundit për ta.
Ndonëse gjasat janë të vogla për kualifikim, matematikisht Kosova është ende në lojë për të siguruar një biletë për Evropianin, sidomos pas barazimit të mbrëmshëm të Zvicrës me Izraelin. Por për t’i arritur këtij qëllimi, përveçse duhet fituar dy ndeshjet e fundit, duhet që Zvicra dhe Izraeli të mos fitojnë pikë ndaj Rumanisë.
Gjatë seancës së sotme stërvitore trajneri Primozh Gliha dhe ndihmësit e tij kanë punuar kryesisht në aspektin taktik, teksa motivi për duelin me Zvicrën është maksimal, duke ditur edhe mbështetjen e madhe që pritet ta kenë “Dardanët” nga bashkëatdhetarët tanë në vendin helvet.
Përfaqësuesja së Kosovës do të niset drejt Bazelit nesër në mëngjes, ndërkohë që në orën 19:00 e zhvillojë stërvitjen në stadiumin “St. Jakob-Park”.