Transmetuar më 16-11-2023, 19:21

Sërish telashe në çerdhet e fëmijëve. Këtë radhë një 4-vjeçare nga Kruja ka rënë duke dëmtuar dorën dhe është dërguar menjëherë në spital.
Policia vendore informon se ‘me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





