Transmetuar më 16-11-2023, 13:39

Detaje të reja kjanë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur në fshatin Xarrë të Konispolit, ku trupi i 51-vjeçarit Andant Jaupi u gjet i copëtuar pranë varrezave.

Sipas banorëve të zonës, viktima nga Elbasani nuk kishte asnjë familjar në fshatin Xarrë dhe jetonte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit.

Ata kanë treguar jashtë kamerave se 51-vjeçari prej disa kohësh nuk punonte më si bari dhe muajt e fundit punonte ku të gjente me pagesa ditore.

Por sipas banorëve, Andant Jaupi shumicën e kohës ishte në gjendje të dehur dhe të paratë që fitonte duke punuar i shpenzonte për alkool.

Kujtojmë se para dy ditësh, në Xarrë u gjet një kafkë njeriu, e më pas ditën e djeshme u gjetën dhe eshtrat e tjera.

Pas hetimeve, u zbulua se eshtrat i përkisnin 51-vjeçarit Andant Jaupi, i cili dyshoeht se ka ndëruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi itij dyshohet se është copëtuar nga kafshët e egra.