Transmetuar më 16-11-2023, 13:41

Ata janë dy personazhe të famshëm ndërkombëtarë, me ndjekës të jashtëzakonshëm, ndonëse për arsye të ndryshme.

Megjithatë, ndodh që edhe të "eksitohen" përballë njëri-tjetrit, siç do t’i ndodhte një njeriu normal.

Kim Kardashian, për shembull, është befasuar nga pamja e Erling Haaland.

Këtë e ka treguar vetë modelja, aktorja dhe sipërmarrësja amerikane për "GQSports".

Gjatë intervistës, Kardashian ka rrëfyer detajet e takimit me sulmuesin e Manchester City, i cili u zhvillua në Itali gjatë verës.

Që në rreshtat e parë, historia e Kim Kardashian është domethënëse dhe përcjell ndjenjën e habisë që ajo ndjeu nga shikimi i Haaland: “Isha në Itali, pashë Erling Haaland dhe u çmenda”.

Arsyeja, megjithatë, është saktësuar menjëherë më pas nga vetë modelja, e cila me atë rast ka menduar menjëherë tek pasioni i djalit të saj për futbollin: "E gjitha kjo, sepse e dija që djali im do të ishte i emocionuar".

Duke rindërtuar historinë duhet thënë se Kim Kardashian dhe Erling Haaland janë takuar në mes të korrikut në Puglia, në Alberobello, me rastin e sfilatës së modës "Dolce&Gabbana", një markë për të cilën Kardashian dhe Haaland janë dëshmitarë dhe ambasadorë.

Gjatë intervistës, Kim Kardashian thotë se e mori telefonin dhe i telefonoi djalit të saj, pasi pa Haaland: "Aktivizova FaceTime dhe i thashë: Bir, nuk do ta marrësh me mend kurrë kë takova. Ia tregova në video për kë bëhej fjalë dhe më pas mendova: Çfarë je duke bërë…?! ”