Transmetuar më 16-11-2023, 12:52

TIRANË-Motra e Adnant Jaupit, viktimës së identifikuar në Xarrë të Sarandës, ka folur ditën e sotme në lidhje me vdekjen e të vëllait. Në një intervistë për News 24 ajo shprehet se lajmin e rëndë e mësoi nga policia dhe se nuk e kishin shpallur të humbur. Sipas saj, Jaupi nuk punonte çoban por në një fermë ku kujdesej për ullinjtë.

Nga ana tjetër ajo tha se kontaktin me të e kishte patur para 1 muaj dhe Adnanti i shkëpuste lidhjet herë pas here. I ndjeri rezulton të ketë qenë beqar nga informacionet që jep motra e tij gjatë intervistës.

“Nuk kemi shpallur të humbur. Unë kam qenë kam folur me vëllain para pak kohësh, gati 1 muaj, nuk as kërkime, as nuk e kemi shpallur në kërkim. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante.

Ne e dinim që punonte, sepse ai këtë gjë e bënte edhe më përpara. Shkëpuste kontaktet për 1 muaj pastaj na telefononte.Me policinë vetëm dje kemi kontaktuar, që na dha lajmin. Ai ishte beqar”, tha motra e viktimës.

Viktima ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra. Fillimisht u gjet koka e 51-vjeçarit mbrëmjen e së martës 14 nëntor dhe më pas trupi i dekompozuar i bariut një ditë më pas 15 nëntor në një tunel.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd