
Akuzohet se vrau Alban Kaloshin, arrestohet Viktor (Xhevahir) Elezi.
Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin kishin lidhje shoqërore. Policia e Peshkopisë gjeti makinën e Elezit në periferi të qytetit.
Me këtë makinë sipas informacioneve të besueshme është bërë dhe transportimi i viktimës për në spital. Burimet në atë kohë tregonin se Kaloshi, ishte pronar i një pike bastesh.
Policia Dibër informon se ‘shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin V. (Xh.) E., 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër.
Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit A. K., të kryer në vitin 2017.’- njofton policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





