Transmetuar më 16-11-2023, 12:44

TIRANË-Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Yzberisht të Tiranës.
Sipas burimeve në media nuk raportohet për dëme të mëdha dhe lëndime në njerëz.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe zjarrfikësit që kanë lokalizuar dhe fikur flakët.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar në përfshirjen e banesës në flakë.