Transmetuar më 16-11-2023, 11:14

Romelu Lukaku është larguar nga Roma për t’iu bashkuar kombëtares belge. Skuadra e drejtuar nga trajneri Domenico Tedesco do të përballet me Azerbajxhanin në ndeshjen kualifikuese për "Euro 2024", të dielën e 19 nëntorit.

Sulmuesi i verdhekuqve mbërriti në selinë e "Djajve të Kuq" duke drejtuar një makinë, e cila padyshim nuk kaloi pa u vënë re. Makina e garave, mbi të cilën Lukaku ka hyrë me stil në kompleksin e kombëtares belge, është një "Audi RS7 Sportback" i zi me vlerë mbi 146 mijë euro.

Me një motor 4-litërsh V8 të dyfishtë turbo me 600 kuaj fuqi dhe një çift rrotullues maksimal prej 800 Nm, kjo makinë mund të shpejtojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.6 sekonda.

Kjo është vetëm një nga super makinat e shumta që i përkasin sulmuesit belg, i cili së fundi është fotografuar me një "Maserati MC20" luksoz me vlerë 220 mijë euro.

Qendërsulmuesi prej disa kohësh është imazh i "Maserati", ndërkohë që pasioni për modelet e "Audi" është relativisht i ri, me RS7 të shfaqur për herë të parë me rastin e mbërritjes së kombëtares belge në qendrën sportive.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd