Transmetuar më 15-11-2023, 19:13

Detaje të reja rreth vdekjes tragjike të Anila Grishajt në Itali.
Aksidenti ku humbi jetën 26-vjeçarja shqiptare në kompaninë ushqimore Bocòn në Pieve di Soligo, Treviso, Itali, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.
La Repubblica shkruan se ky informacion është marrë nga burime hetimore të ngjarjes, të cilat thonë se mekanizmi që shkaktoi goditjen fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.
Shqiptarja ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar. Makineria është sekuestruar dhe po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme.
Megjithatë sot ka nisur sërish procesi i punës si një ditë normale.