Transmetuar më 15-11-2023, 14:20

Kompania e fluturimeve Air Albania është vendosur nën sekuestro konservative, raporton noa.al duke cituar një dokument të bërë publik nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Më 14 nëntor, është shpallur në QKB depozitimi i Urdhrit Nr.5277 Prot., Nr.4227 Regj., datë 06.11.2023, lëshuar nga Permbarues Gjyqesor Private “BAILIFF SERVICE ALBANIA” SHPK., ku është urdhëruar: Vendosja e mases se sekuestros konservative në kuotat/aksionet e debitorit "AirAlbania " SHPK me NUIS (NIPT) L82113028I.

Sekuestrimi i kësaj kompanie që kryeministri Rama e ka konsideruar si krenaria e Shqipërisë, vjen pasi shefi i fluturimeve të kësaj kompanie turku Sinan Isil ka paditur kompaninë se nuk i ka paguar pagat.