Transmetuar më 15-11-2023, 13:10

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar pas rastit tronditës së braktisjes së foshnjës në magazinën e një pallati në Yzberisht nga nëna 30-vjeçare. Vëllai i kësaj të fundit pretendon se është shok me babain e fëmijës dhe se motra e tij i ka treguar se ai e ka alkoolizuar e më pas kanë kryer marrëdhënie. Ai pretendon gjithashtu se babai i foshnjës kishte edhe një lidhje paralele me një vajzë në Lushnjë nga e cila ka një tjetër fëmijë. Në një intervistë për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, ai thotë se motra e tij në asnjë moment nuk i ka treguar shqetësimet që kishte që arriti deri në pikën ku duhet të braktistë foshnjën e saj. Vëllai i 30-vjeçares thotë se nuk mund ta falë për vendimin që ka marrë.

“E mora motrën nuk ma hapi telefonin, as nusja ime. Ma hapi djalin dhe më tha për policinë Dyshova i thashë mamit ta pyeste, dhe motra iu përgjigj “atë punë keni ju”, Ndoshta ka pasur frikë të fliste, mua më kishte frikë se këto gjëra i kisha pikë të dobët. Është lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool. I kam thënë se çfarë halli ke më trego. Ka mbi një vit që është e larguar nga unë. Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër. Ashtu kemi marrë vesh ne gjërat. Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson. Nëse do e dija do e dërgoja në spital. Nuk e dua as jetën time me atë që ka bërë motra ime, nuk ia fal as vetes sime. S’më ka treguar. I thosha motër se ke mirë këtu, shiko rrugën e drejtë i thosha”, tha ai.