
Plazhet e Rio de Zhaneiros u mbipopulluan gjatë fundjavës që lamë pas me temperatura rekord që arritën 42.5°C deri në 52°C.
E diela u regjistrua si dita më e nxehtë e vitit në mes të një sistemi me presion të lartë që po shkakton një valë të nxehti që besohet të jetë e lidhur me ndryshimet klimatike.
Temperatura rekord u regjistrua në orën 13:50 me orën lokale në stacionin Irajá, me një shenjë prej 42,5°C, e cila tejkaloi 41,8°C të regjistruar më 17 shkurt.
Pavarësisht vapës së madhe, një det i trazuar parandaloi banjot masive në det, megjithëse shumë kundërshtuan paralajmërimet nga rojet e shpëtimit dhe u zhytën.
Mbipopullimi çoi gjithashtu në disa përplasje të herëpashershme me grushte për hapësirë, të cilat kërkonin ndërhyrje policore.
Në San Paulo, Qendra e Menaxhimit të Emergjencave Klimatike (CGE) gjithashtu raportoi një temperaturë rekord prej 36.9 gradë Celsius.
Instituti Kombëtar i Meteorologjisë i Brazilit (Inmet) paralajmëroi se "kjo valë e fortë e të nxehtit do të prekë disa rajone të Brazilit, të paktën deri të mërkurën e ardhshme". Inmet kishte lëshuar një alarm portokalli për Rio de Zhaneiron të shtunën, që nënkuptonte nxehtësi shumë të rrezikshme për njerëzit.
Nga krahu tjetër alarmi i kuq është aktivizuar në rreth 3,000 qytete në të gjithë Brazilin.
Më shumë se njëqind milionë njerëz janë prekur nga kjo valë të nxehti, i cili pritet të zgjasë të paktën deri të premten.
Zyrtarët ia atribuojnë atë fenomenit El Nino dhe ndryshimeve klimatike.
Moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende të botës për shkak të ndryshimeve klimatike.
Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende dhe kjo pritet të vazhdojë ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin.