Transmetuar më 15-11-2023, 11:45

Projektet futuriste qindra miliarda dollarësh që Arabia Saudite ka projektuar po bëjnë bujë ane e mbanë globit.

Së fundmi, resorti i skive, Trojena, po ndërtohet brenda maleve të Neom në atë të ashtuquajturin “qyteti i së ardhmes” prej 500 miliard dollarësh .

Ky projekt i ri urban po ndërtohet në rajonin veriperëndimor të vendit, në provincën e Tabuk-ut. Ai do të presë një vendpushim skijimi të botës tjetër të quajtur Trojena, që paraqet një përzierje të arkitekturës marramendëse reale dhe virtuale, një liqen të krijuar nga njeriu dhe pamje magjepsëse.

Ideja për të bërë ski në shpatet e Neom të Arabisë Saudite tingëllon qesharake dhe megjithatë Clark Williams, i cili menaxhon Marketingun dhe Komunikimin për Neom, thotë për Euronews Travel se është më e lehtë nga sa mund të mendoni.

Me turizmin e qëndrueshëm në mendje, ndërtuesit e Trojenës pohojnë se po fokusohen në minimizimin e përdorimit të ujit dhe maksimizimin e rikuperimit të ujit kur ka borë.

Ndërsa dimri ofron mundësinë për të skijuar në shpatet prej 36 kilometrash të Trojenës, njerëzit do të jenë në gjendje të shijojnë liqenin e krijuar nga njeriu dhe të praktikojnë të gjitha llojet e sporteve ujore atje, si dhe çiklizmin malor, gjatë pjesës tjetër të vitit.

Trojena premton gjithçka që turistët do të mund të gjenin në një fshat normal malor.

Kjo përfshin restorante dhe madje edhe një banjë luksoze Wellness për ata që kanë nevojë për një pushim nga pista.

Sipas Williams, vendpushimi i skive do të përfshijë disa hotele që do të jenë në gjendje të presin menjëherë vizitorët kur qendra të hapet përfundimisht në fund të vitit 2026 ose në fillim të 2027.

Për momentin, projekti është në fazat e para të zhvillimit, me punëtorë që tashmë jetojnë atje.

Trojena nuk do të jetë vetëm një shesh lojrash për turistët. Rreth 7000 persona do të jenë banorë të përhershëm, sipas planeve aktuale, të aftë për të jetuar dhe punuar në fshatin vertikal.

Trojena është vetëm një nga katër pjesët kryesore të Neom. Pritet gjithashtu të shfaqë ishullin luksoz të Sindalah në Detin e Kuq destinacioni i parë që do të hapet në 2024, OXAGON, një metropol industrial futuristik, lundrues dhe THE LINE, një qytet 170 kilometra i gjatë që përfundimisht do të strehonte deri në 9 milionë banorë.

"Neom është një nga megaprojektet që u njoftua si pjesë e vizionit të Princit të Kurorës saudit për vitin 2030," thotë Niall Gibbons, Shefi i Turizmit të Neom, për Euronews. “Është përmasat e Belgjikës dhe do të mirëpresin afërsisht 3.5 milionë turistë deri në vitin 2030”.

Fillimisht, Neom do të fokusohet në turizmin lokal dhe më vonë do të zgjerohet te vizitorët ndërkombëtarë, me 60 për qind të njerëzve që vijnë nga jashtë Arabisë Saudite deri në vitin 2030, sipas Gibbons.

Neom planifikon të jetë 100 për qind i fuqizuar nga energjia e pastër dhe të rezervojë 95 për qind të territorit të tij për natyrën.