Transmetuar më 15-11-2023, 09:36

SARANDË- Policia e Sarandës ka reaguar për gjetjen e mbetjeve kockore, të cilat në proces dekompozimin në fshatin Xarrë. Autoritetet thonë se mbetjet do të dërgohen për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të identifikuar se kujt i përkasin.

Policia vendore informon se ‘mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti’.