Transmetuar më 14-11-2023, 23:11

Policia ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.

Trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht pasi në të kishte ende inde.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka rrethuar zonën.

Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjor.

Një grup hetimor po administron provat dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.