Transmetuar më 14-11-2023, 20:04

ITALI- Vdes tragjikisht një e re shqiptare në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Trevisos.

Një vajzë 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në vendin e punës.

E reja është identifikuar si Anila Grishaj.

Ajo ndërroi jetë brenda një kompanie që merret me tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Dyshohet se punëtorja është shtypur dhe vrarë nga një makinë në të cilën i ka ngecur koka, shkruajnë mediat italiane. Pas ngjarjes së rëndë kanë ndërhyrë menjëherë mjekët por vajza nuk ka mundur të mbijetëjë prej plagëve të marra.

Për rastin po kryhen hetime për masat e sigurimit teknik në punë.