Transmetuar më 14-11-2023, 15:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku një minator është lënduar duke punuar.

Policia kan joftuar se 51-vjeçari me prfesion armator në minierën e Bulqizës është dëmtuar gjatë punës dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat në të cilat ai u lëndua.

Policia njofton se ‘në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. K., 51 vjeç, banues në fshatin Dushaj, me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. Për shkak të dëmtimeve, 51-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.