
Në moshën 65-vjeçare, Sharon Stone ka një karrierë të madhe pas vetes, që e bën atë një nga figurat më të spikatura të kinemasë amerikane, pavarësisht se statuja e lakmuar e artë në Oscar ende i mungon (jo "Golden Globe").
Megjithatë, në periudha të ndryshme të karrierës së saj të gjatë i është dashur të kalojë situata të pakëndshme, madje edhe me disa kolegë. Njërën prej tyre e tregoi së fundi në podcast-in e Kelly Ripa, të quajtur "Let’s talk off camera", i fokusuar në kuriozitetet dhe ngjarjet e industrisë më të famshme të filmit.
Aktorja e njohur ka shfrytëzuar vizitën e saj në mikrofonat e koleges Ripa për të bërë një rishikim të gjerë të karrierës, duke rrëfyer episode të tilla si kur pësoi një këputje në një arterien vertebrale apo një rast ngacmimi seksual që deri më tani nuk e kishte komentuar kurrë.
Në këtë mënyrë, Stone komentoi se ngacmimi seksual i është kryer nga një drejtues i "Sony", emrin e të cilit ka vendosur të mos e thotë për momentin. Aktorja komentoi se në atë kohë, pa specifikuar vitin, ishte e re dhe ishte e emocionuar për propozimin për të takuar një nga shefat e kompanisë.
Për më tepër, Stone e kujton shumë mirë momentin kur u takua me drejtuesin, i cili e komplimentoi se sa e bukur ishte. Ajo që Stone nuk e priste ishte se pas disa fjalësh të mira në adresë të saj, shefi bëri veprimin e pabesueshëm. “Më nxori penisin në fytyrë”, – thotë ajo.
E përballur me këtë moment të pakëndshëm, aktorja pranoi: “Fillova të qeshja dhe të qaja në të njëjtën kohë dhe nuk mund të ndalesha, sepse u bëra si histerike. Kjo ka qenë një nga eksperiencat më të çuditshme që kam përjetuar gjatë gjithë karrierës sime".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





