
Një javë më parë opinioni publik u trondit pasi një foshnjë e porsalindur u gjet në bodrumin e një pallati, në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Foshnja ishte braktisur nga nëna, e cila e kishte lënë aty sapo e kishte sjellë në jetë. Pasi u dërgua në spital, foshnja nuk mundi të mbijetonte, për shkak se kishte shenja të rënda dhune në trup
Sot nëna e kësaj foshnje ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, teksa vijojnë hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Duke folur për emisionin “Me zemër të hapur”, ajo është shprehur e penduar për gjithçka që ka ndodhur, ndërsa ka rrëfyer edhe se si e braktisi fëmijën e saj.
“Unë jam 30 vjeç. Unë isha njohur me një person para një viti, e kam njohur në Korçë. Kisha shkaur tek daja për vizitë, ishim njohur në rrjetet sociale dhe jemi takuar. Ai ishte 30 e ca vjeç. Kemi komunikuar dhe kohët e fundit së bashku. Kemi folur për njëri-tjetrin. Në kohën që jemi njohur ishte vetëm dhe krijuam një lidhje serioze në fillim por jo kohët e fundit. Më thoshte shumë gjëra, më kërcënonte, mendoja se do e kisha bashkëshort. I thashë që mbeta shtatzënë, pro nuk e mbante përgjegjësinë. Unë nuk u thashë sepse se dija si mund të reagonin. Nuk e dinin për lidhjen time. Nuk e vunë re as që isha shtatzënë. Unë u shtira sikur do shkoja për të marrë një taksi që të shkoja në spital. Mami ishte në gjumë kur dola. Mua më kapën dhimbjet në bodrum dhe linda aty. Ishin orët e para të mengjesit. Kisha shqetësime dhe natën prandaj dola. Unë nuk e kam hedhur foshnjën, e linda dhe e vendosa tek divani. Thjesht e kam lindur e vendosa tek divani dhe kaq, s’kam bërë asgjë tjetër. Pastaj shkova në shtëpi, isha shumë keq. Nuk i tregova askujt sepse kisha frikë. Jam penduar shumë, isha thjesht e shokuar, nuk e di. Nëse do i kisha thënë familjes, do doja ta mbaja këtë fëmijë. Pas lindjes nuk ka folur me babai ne familjes. Unë nuk kam më telefon fare se e ka policia. Për herë të fundit kam folur me të para 2-3 javësh: ‘Çfarë bën? Si je’- më tha. Ai e dinte që isha shtatzënë por thoshte që unë nuk jam babai. Unë nuk kam pasur asnjë marrëdhënie tjetër. Vëllai im ka folur me të, por nuk e di se çfarë ka thënë. Ai ndodhet në Paris. Jemi takuar për herë të fundit para se ai të ikte jashtë. Unë do ju thosha të tjerëve që kurrë mos e bëni këtë. Unë nuk kam qenë në gjendje të mirë, nuk braktiset kurrë një fëmijë. Unë nuk e di si i mori bebi ato shenja, unë nuk e kam dhunuar. Familjarët reaguan shumë keq pasi e morën vesh ngjarjen. Unë tani nuk dalo dot nga shtëpia, kam frikë nga gjykimi. I kërkoj falje famijes për gjithçka.”– tha ajo.