Transmetuar më 14-11-2023, 13:04

Trajneri i Bajer Mynih, Thomas Tuchel ka folur për mundësinë e një ribashkimi me superyllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe në sezonin e ardhshëm.

Lajmet për transferimin e yllit francez janë të shumta me Bayern dhe Manchester City seriozisht të interesuara, teksa nga krahu tjetër edhe pse Real Madrid pranoi se nuk është më i interesuar gjithsesi nuk mund të eliminohet si mundësi.

Superylli francez, i cili ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me PSG, ka të ngjarë të largohet nga gjigantët e Ligue 1 si transferim i lirë verën e ardhshme. Ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm ende nuk është zbuluar, ish-trajneri i Mbappe në PSG ka sugjeruar se ai do të ishte i lumtur të ribashkohej me francezin. Real Madridi është konsideruar si destinacioni i ardhshëm më i mundshëm për Mbappe, por Tuchel ka bërë shaka se është gati ta bindë sulmuesin që të shkojë në Allianz Arena.

"Mbappe i lirë vitin e ardhshëm? Po, ai do të luajë për ne (teksa qesh). Kylian është Kylian, ai është shumë inteligjent. Ne kishim një marrëdhënie të mirë. Nëse ai dëshiron të vijë në Bayern, Unë do të shkoj ta marr vetë, kur ai dëshiron diçka, ai e merr atë", tha menaxheri i Bajern gjatë një interviste për Canal+.

24-vjeçari ka qenë objektivi kryesor i transferimit të Real Madrid për pjesën më të mirë të dy viteve, por sipas një raporti të fundit nga CadenaSER, Los Blancos tani kanë vendosur t’i japin fund ndjekjes së Mbappe, e cila e lë të hapur derën për Bayernin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd