
Fede Valverde dhe Lionel Messi do të luajnë në një nga duelet kyçe individuale të Argjentinë-Uruguaji, ndeshje vendimtare për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm. Pas përballjes në disa "El Clasico", të dy do të takohen sërish, këtë herë me kombëtaret e tyre.
Lojtari i Real Madridit nuk i kujton shumë mirë përballjet me yllin argjentinas, kur ky i fundit ishte te Barça, dhe pranon se nuk e gjeti kurrë formulën për ta ndalur: "Nuk di si ta bëj. Nuk munda ta ndaloja kurrë.
Kam luajtur disa klasike në La Liga kundër tij, por nuk e kam ndalur dot. Casemiro ka qenë gjithmonë një armë e mirë që mund ta frenonte Leon, edhe pse jo gjithmonë. Duhet ta respektosh atë, sepse është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
Valverde njeh vështirësinë e ndeshjes ndaj kampionëve të botës në fuqi dhe liderëve aktualë të kësaj faze kualifikuese për Botërorin e ardhshëm: "Ne e dimë se çfarë lloj skuadre është Argjentina dhe çfarë lloj lojtari është Lionel Messi, me gjithçka që ata kanë arritur. Duhet të kemi respekt, por edhe të mbrojmë atë që është e jona".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





