Transmetuar më 14-11-2023, 12:18

Si rezultat i megaoperacionit “Tempulli”, evidentohen 5 raste të shitjes së lëndëve narkotike dhe cannabis sativa. Në flagrancë janë arrestuar Albano Mylka, 30 vjeç dhe Enkeljano Stefa, 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Shtetasi Olgert Prifti, 36 vjeç, banues në Divjakë, u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Procedohen në gjendje të lirë shtetasit Yzedin Veliu, 21 vjeç, banues në Fier, dhe shtetasi Igli Beqiraj, 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia vendore njofton se ‘si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, kanë goditur 5 raste të tjera të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

-U arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 30 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

-U arrestua shtetasi O. P., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. V., 21 vjeç, banues në Fier, për shtetasin I. B., 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.