
Situata nervoze që përjetoi Barcelona gjatë minutave kur po humbiste në shtëpi ndaj Alavés ishte evidente në fushën e lojës. Vendimi i Lamine Yamal për ta finalizuar i vetëm një inkursion provokoi zemërimin e Lewandowskit, i cili e qortoi djaloshin e ri pse nuk ia pasoi topin.
Sulmuesi polak foli për atë incident gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe donte të sqaronte ndonjë polemikë të mundshme: “Është normale që ndonjëherë të thuash diçka në fushë, ose të bërtasësh që dikush të të dëgjojë. Ky moment nuk ka asnjë nëntekst apo kuptim. Nuk ka asgjë që ia vlen të komentohet”.
Ish-lojtari i Bayern Munich shpjegoi gjithashtu se marrëdhënia e tij me Lamine Yamal është shumë e mirë dhe se ky ishte vetëm një moment i izoluar: “Sa i përket marrëdhënies sime me Lamine, flas me të shumë herë gjatë lojës, e ndihmoj dhe i jap këshilla”.
Në fakt, vetë polaku nuk është në nivelin e tij të zakonshëm dhe po merr kritika. Megjithatë, ai është golashënuesi më "pjellor" i Barcelonës në këtë sezon, me 7 gola në La Liga, vetëm 3 gola pas golashënuesit më të mirë, Jude Bellingham.
Çfarë ndodhi – Nga një lojtar emblematik i drejtësisë dhe lider deri te një gjest i tepruar nervozizmi ndaj një djali shumë të ri. Kjo është "metamorfoza" e përjetuar nga Robert Lewandowski, autori i një dygolëshi vendimtar në përmbysjen e Barcelonës ndaj Alaves, i cili përfundoi në qendër të kritikave për gjestin që bëri ndaj Lamine Yamal.
Qendërsulmuesi polak qortoi në mënyrë të hapur shokun e tij shumë të rin për një pasim të gabuar dhe i ka mohuar më pas shtrëngimin e dorës. Një sjellje ajo e polakut, që nuk është pëlqyer nga disa ish-lojtarë të Barcelonës, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat.
Duke folur në "Movistar Plus", Gerard Lopez e përkufizoi gjestin e ish-sulmuesit të Bayernit si "vrazhdësi e papranueshme". Të njëjtin mendim ka patur edhe Gerard Autet, me të kaluar në ekipin e të rinjve katalanas në fund të viteve ’90: "Gjëra të tilla mund të ndodhin në fushë, por reagimi i Lewandowskit ishte i shëmtuar për t’u parë".
Le vent de Lewandowski à Lamine Yamal 😳https://t.co/MlhDENssgj
— FR Barça 🇫🇷 (@FRBarca_) November 12, 2023
💭 Disappointing from Lewandowski
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) November 12, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





