Transmetuar më 14-11-2023, 11:05

Filmi i pritur nga publiku i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt do të shfaqet në kinemat e vendit duke filluar nga dhjetori i këtij viti.
Çifti mjaft i ndjekur, ka bërë publik lajmin përmes një mini-përmbledhje të filmit postuar në rrjetin social Instagram.
Filmi përmban skema komedie dhe romance dhe vjen pas projektit të suksesshëm me protagonist Luis Ejllin dhe Olta Gixharin, “Në kuadër të dashurisë”.
Kujtojmë që çifti Bora dhe Donald u bën mjaft të njohur dhe të dashur për ndjekësit pas ‘telenovelës’ me romancë dhe ndarjes në Big Brother Vip 1.
“Copëzat e para të filmit që me bindje themi se do të rrëmbejë zemrat tuaja”, shkruhet krahas videos.