Transmetuar më 14-11-2023, 10:51

Makina e nënkryetares së Leposaviç-it, Dragana Miletiç, në veri të Kosovës është përfshira nga flakët mbrëmjen e së hënës ( ditën e djeshme, 13 nëntor).

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani. Sipas tij, ende nuk dihen arsyen e këtij rasti, por hetimet kanë nisur.

“Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë Elshani.

Edhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares, Miletiç.

Ndërkaq, nënkryetarja Miletiç, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd