Transmetuar më 13-11-2023, 22:03

GAZA- Nëse Hamasi shpall humbjen në Rripin e Gazës, për Izraelin, grupi shiit në Liban, Hezbollah mbetet një tjetër problem. Një zëdhënës i Hamasit, tha këtë të hënë se vija e kuqe për Hezbollahun do të ishte shkatërrimi i plotë i rezistencës në Gaza.

“Mbetet frika për orkestrimin e mundshëm të një sulmi të madh nga Hezbollahu në Izrael. Grupi islamik me bazë në Liban do të hyjë në një luftë të plotë me Izraelin nëse Hamasi shkatërrohet plotësisht në Rripin e Gazës", tha një zyrtar i lartë palestinez.

Sipas NBC, këto deklarata janë treguesi i parë i qartë nga një zyrtar i Hamasit për pritshmëritë e tyre në lidhje me rolin e partnerëve të tij libanezë në luftime. Në një intervistë javën e kaluar, komandanti i dytë i Hezbollahut, Naim Kassem, i tha NBC se luftimet e deritanishme të Hezbollahut kanë pasur për qëllim për të ulur presionin ndaj Gazës.

“Frika është një: Hezbollahu, një grup islamik me bazë në Liban, mund të përgatitet të bashkohet me luftën ose të shkelë kufirin me Izraelin në një sulm të ri”, raportoi Bloomberg disa ditë më parë.

Për pesë javët e fundit, vëmendja e botës është përqendruar në pushtimin ajror dhe tokësor të Gazës nga Izraeli, i cili ishte projektuar për të çrrënjosur infrastrukturën e Hamasit dhe për të shkatërruar potencialin ushtarak të organizatës. Një shqetësim i madh për ushtrinë dhe vendin e Izraelit është Hezbollahu, i cili ka gati 10 herë më shumë raketa se Hamasi dhe një forcë ushtarake më të madhe dhe më profesionale.

Netanyahu është treguar i ashpër sot, gjatë takimit që pati me një batalion në kufi me Libanin, duke paralajmëruar se Izraeli ka treguar shumë pak nga forca e tij deri më tani.

“Ata po luajnë me zjarrin. Zjarrit do t’i përgjigjemi me zjarr edhe më fort”, tha kryeministri Netanyahu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd