
Inter vijon me paraqitjet bindëse dhe me formë fizike mjaft të mirë teksa fituan mbrëmjen e djeshme ndaj Frosinones së Marvin Çunit me rezultatin final 2-0.
Ylli i ndjeshjes Frederiko Dimarko, të premten mbushi 26 vjeç dhe me Frosinonen shënoi një gol të paharrueshëm të cilin e festoi në Instagram duke kujtuar etapat e karrierës së tij.
Shihen shumë pak gola si ai në 1-0 ndaj Frosinones dhe kur topi u lëshua nga 56.47 metra, teksa as Federico Dimarco nuk e besoi.

Epik ishte dhe reagimi i portierit ziklatër Somer i cili nuk mund ta besonte goditjen mahnitëse duke vendosur duart në kokë.
“Në fillim vura re Dumfries në anën tjetër dhe doja t’i shërbeja, por më pas… u përpoqa. Është mirë që ajo hyri, përndryshe do të kisha marrë aq shumë ofendime sa nuk e kisha imagjinuar”, tha Dimarko në fund të ndeshjes.
San Siro i tij, i dha një ovacion drithërues për këtë gol që tashmë pas 12 ditësh është kandidat për të qenë më ei bukuri në kampionat.
Ai festoi në mënyrën e zakonshme, me atë ngazëllim krahëhapur dhe me një shprehje qesharake të pikturuar në fytyrë.
Paraqitjet e jashtëzakonshme të italianit e bëjnë një nga anësorët e majtë më të mirë në kampionat dhe jo vetëm, teksa produkti i sektorit të të rinjve të inter pritet me një rinovim deri në vitin 2028.
Inter është lider në kampionat me fitoren e 10 nga 12 ndeshje duke qëndruar në krye të renditjes së Seria A me 31 pikë i ndjekur nga Juventus me 29 të tilla.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





