
Që kur autoritetet arrestuan lojtarin brazilian Daniel Alves, i akuzuar për përdhunimin e një vajze të re 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë, pak detaje janë bërë të ditura për atë që mund të ketë ndodhur në kabinë dhe më pas në banjë.
Tashmë programi "Të shohim" ka nxjerrë në dritë deklaratën e "viktimës", në të cilën zbulohen kërkesat që ka bërë futbollisti dhe si kanë ndodhur ngjarjet. Alves, i cili ndodhet në paraburgim që nga janari i kaluar, u takua me të renë në një klub nate të Barcelonës.
Sipas vajzës, gjithçka filloi kështu: "Ai ishte pas meje, unë kisha kushëririn tim përpara. Pastaj kujtova se u largua, por ai bëri një gjest sikur duhet të shkoja drejt tij. Deri në fund mendova të flisja me të dhe të shihja çfarë donte. Nuk mendova asgjë tjetër, shkova atje të flisja me të.
Në asnjë moment nuk e dija se ku po shkoja. Më kujtohet që shkova atje ku ishte, por nuk e dija dhe nuk mund ta imagjinoja se ku po më çonte. Kështu, arritëm atje dhe ishte një derë. Ai e hapi dhe unë hyra. Pashë që ishte një lavaman i vogël, shumë i vogël, mendoj se në atë moment filloi tronditja ime”.
Kjo deklaratë, sipas programit të "Telecinco", është bërë 20 ditë pas padisë së saj. Çfarë ndodhi mes Dani Alves dhe të resë në banjë? Mesa duket, në atë moment futbollisti është bërë gjithnjë e më këmbëngulës.
Pavarësisht se ajo ka insistuar që të largohej nga ai vend, Alves e ka penguar: "Mbaj mend që më ngriti fustanin dhe më bëri të ulem mbi të. Mbaj mend që i thashë: Nuk mundem. Ai filloi të më thoshte shumë gjëra, këmbënguli që të kryeja marrëdhënie seksuale me të. Më kujtohet se kam rezistuar. Ai më tërhoqi fustanin dhe më bëri të ulem sipër tij”.
Gjatë asaj beteje, e reja tregon se braziliani i ka lënduar gjurin dhe e ka përdhunuar pa dëshirë. Kur ajo refuzoi, dhuna nga ana e Alves u shtua: “Gjithë kohën jam munduar të largohem prej tij, derisa ai më kapi nga qafa dhe filloi të më godiste me shuplakë”.