
TIRANË- Pas skandalit te kopështi ‘Stinët’, prindërit kanë nisur të denoncojnë rastet e dhunës pa hezituar.
Një tjetër denoncim për dhunë në shkolla është bërë në polici.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se, 41-vjeçarja me inicialet A. I., ka denoncuar në komisariatin numër 3, se në muajin tetor dyshon se mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës i kanë dhunuar djalin e saj të mitur.
‘Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia e Tiranës.