
Shpërndanin drogë pranë shkollave dhe lagjeve, arrestohen 4 persona në Kavajë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale, në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës, organizuan punën në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për arrestimin e shtetasve përgjegjës.
Si rezultat, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
Besnik Dulla, 31 vjeç, Xhevahir Hoti, 33 vjeç dhe Zeqir Krasniqi, 23 vjeç; Flori Gjuzi., 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit Besnik Dulla, Xhevahir Hotidhe Zeqir Krasniqi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.
Në total, për të dyja rastet u sekuestruan rreth 655 gram lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.