
Pogradec- Një grua e re në Pogradec, ka marrë fëmijët e vegjël duke ikur nga shtëpia ku jetonte me bashkëjetuesin, për në drejtim të paditur.
Burri ka denoncuar rastin në policinë lokale. Ai u tha atyre se bashkëjetuesja ka marrë vogëlushët dy dhe pesë vjeç dhe e ka lënë duke mos treguar vendndodhjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Pogradecit, referuan materialet në Prokurori për këtë rast.
Ata thanë se "vijon puna për kapjen e shtetases K. B., 26 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se i ka marrë pa të drejtë bashkëjetuesit të saj, dy fëmijët e tyre të mitur, të moshave 5 dhe 2 vjeçe".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





