Transmetuar më 12-11-2023, 09:03

DIBËR- Në foto është Esmerald Nika, 25 vjeç, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Bulqizës.

I riu që drejtonte makinën "Volksëagen", është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Ylli Rama. Ndërkohë, ky i fundit së bashku me pasagjerin D.S kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Kjo ka bërë që i riu Esmerald Nika të humbte kontrollin e automjetit dhe të përplasej me automjetin që drejtohej nga Ylli Rama.

Mjeti me të cilin udhëtonte i riu që ndërroi jetë, ka mbetur pothuajse krejtësisht i shkatërruar nga përplasja e fortë.

o punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.