
Devoll – Një trup i pajetë u gjet pak minuta më parë në Devoll, te zona e pyllëzuar në kufi me fqinjin Greqi dhe dyshimet e para janë se i ndjeri është nga vendet afrikane.
Viktima u gjet sot në mëngjes rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, raporton noa.al.
Në këtë pyll është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.
Policia lokale tha se nga të dhënat e para dyshohet se i ndjeri mund të jetë emigrant i paligjshëm.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





