Transmetuar më 11-11-2023, 22:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Bulqizë.

Dy makina janë përplasur mes tyre te ura e Bulqizës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend i riu Esmerald Nika dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë.

Ata janë transportuar në spitalin e Bulqizës dhe po marrin ndihmën e nevosjhme mjekësore.

Dyshohet se makina me drejtues Esmerald Nikën, 25-vjeç është përplasur me makinën me drejtues Ylli Rama.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë Esmerald Nika.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor.