Transmetuar më 11-11-2023, 20:30

Partneri i Era Istrefit, Amir Rrahamni, ka ndarë disa foto të tyret së fundmi.

Futbolllisti i Kombëtares së Kosovës, ka publikuar disa imazhe të qarta në Instagram ku duket me këngëtaren në një bar.

Edhe Era e ka ripostuar këtë post në rrjetin e saj social.

Dyshja prej kohësh tashmë janë në një romancë, ndonëse Era gjatë gjithë kësaj kohe ka vendosur mos ta shfaqë me fytyrë partnerin e saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë që më herët Istrefi ishte në stadiumin e Napolit, skuadra me të cilën luan Amiri. Artistja ndodhej atje me një mikeshën e saj dhe sigurisht postoi edhe foto në mediat sociale.

Më pas ata ishin me pushime bashkë në Capri të Italisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd