Transmetuar më 11-11-2023, 16:32

Teksa jeta dhe shëndeti i tij vijojnë enigmë dhe larg shtypit, transmetuesi gjerman ARD do të publikojë një dokumentar të ri me pesë pjesë të Majkëll Shumaker në dhjetor.

Shumaker konsiderohet gjerësisht si një nga pilotët më të mëdhenj të Formula 1 të të gjitha kohërave teksa ai dhe Luis Hamilton janë të vetmit shtatë herë kampionë botërorë në historinë e sportit.

Dhe tani fansave do t’u jepet një pasqyrë e thellë mbi udhëtimin e Shumaker deri në majën e Formula 1 në një dokumentar të publikuar për të shënuar 10-vjetorin e aksidentit tragjik në pistën e skive të gjermanit.

Seriali me pesë pjesë do të jetë i disponueshëm përmes ARD-së nga 14 dhjetori dhe më pas do të transmetohet më 28 dhjetor për të shënuar një dekadë nga tragjedia.

Detajet mbi shëndetin e Shumaker janë mbajtur me kujdes që kur ai pësoi lëndime shkatërruese në kokë gjatë skijimit në Alpet Franceze në vitin 2013, ndërsa avokati i familjes kohët e fundit diskutoi ndërprerjen e të dhënave mbi shëndetin e tij në media.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd