
Ajo që po përfundon ishte një javë e veçantë për Manuel Locatelli. Fillimisht rinovimi deri në vitin 2028 me Juventusin, më pas njoftimi i Allegrit në konferencë për dorëzimin e shiritit të kapitenit atij, nisur nga mungesat e Danilos dhe Rabiot ndaj Cagliari.
Këto janë fjalët e tij në kanalin e Juventusit në YouTube: "Vialli ishte një person vërtet i jashtëzakonshëm. Kam fituar një kampionat evropian me të. Ai nuk ishte kurrë banal në fjalimet e tij para ndeshjeve.
Me këtë rast i dërgoj një përqafim familjes së tij, do ta mbaj gjithmonë në zemrën time. Goli i Del Pieros kundër Fiorentinës më çmendi, u dashurova me të. Është një nga golat më të mirë në historinë e Serie A. Për tifozët e Juventusit ai është një mbret si njeri dhe futbollist, një shembull për të gjithë".
Locatelli ka folur edhe për Cristiano Ronaldon. Mesfushori debutoi me fanellën e Juventusit në ndeshjen Udinese-Juve, që ishte edhe ndeshja e fundit e CR7 me bardhezinjtë:
"Është një nga futbollistët më të fortë në histori. Ndeshja e tij e fundit te Juve ishte e para për mua me fanellën bardhezi, do t’ia tregoj djalit tim. Ai ishte unik për përkushtimin ndaj stërvitjes".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





