Transmetuar më 11-11-2023, 12:51

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.

Mësohet se pas një sherri për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.

"Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.",  njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd