
TIRANË-Zbulohet se çfarë i shkaktoi vdekjen 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën private.
Shkaku i vdekjes së shtetasit B.S., ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme.
Ndërkohë, mjeku Xhaxho ka mohuar faktin se shkak i kësaj gjendje ka qenë mbidoza nga narkoza.
Ai tha se djali doli zgjuar nga klinika, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të viktimës.
Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital.
Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen. Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet.