Transmetuar më 10-11-2023, 19:51
Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, kanë qenë të ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur më tepër rreth së ardhmes së tyre.
Ata u ndalën edhe tek dasma. Kjo është një temë që e kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe e kanë ndarë mendjen që dasma do jetë shqiptare dhe do e bëjnë në Shqipëri.
Ueda: Po e kemi diskutuar, për të ditur pak më shumë shijet e njëri-tjetrit. Unë për shembull nuk jam tip që më pëlqejnë dasmat shumë shumë të mëdha. I kam qejf më të vogla, me njerëzit më të afërt.
Arlindi: Diçka e vogël normalisht që duhet, por jo ndonjë ekzagjerim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd