Transmetuar më 10-11-2023, 12:46

Prangoset një manjak seksual në Maliq.

Arrestimi i 62-vjeçarit u bë u bë ditën e djeshme nga policia vendore.

Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle.

Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.

Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policisë.