Al Hilal, klubi arab dëshiron të lirojë një vend për blerjen e një lojtari të huaj në merkaton e janarit. Më saktësisht, trajneri Jorge Jesus iu ka kërkuar drejtuesve të blejnë një mbrojtës të majtë.
Për ta bërë këtë, siç raportojnë mediat saudite, Al Hilal ka vendosur të pezullojë përkohësisht regjistrimin e lojtarit brazilian në ekip. Pra, kontrata e tij është pezulluar, nisur edhe nga fakti se u dëmtua rëndë me kombëtaren.
Braziliani kreu operacionin delikat në gju para pak ditësh dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë më futboll për 8-9 muaj. Kësisoji, drejtuesit e Al Hilal do ta shfrytëzojnë situatën në mënyrë të dyfishtë.
Sa pari do të kursejnë miliona të tëra, të cilat sulmuesi brazilian nuk mund t’i marrë pa luajtur, duke ndenjur në shtëpi për gati një vit, sa do të zgjasë rehabilitimi i tij.
Së dyti, me pezullimin e kontratës së tij hapet mundësia e përforcimit të kërkuar nga trajneri, e regjistrimit të një mbrojtësi të majtë në merkaton e janarit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd